• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Rihanna është zyrtarisht një bilionere, por jo nga sukseset e albumeve muzikore

Rihanna ka hyrë zyrtarisht në klubin e bilionerëve. Forbes njoftoi dje se tanimë Rihanna numëron 1.7 bilion dollarë, duke e bërë atë muzikanten femër më të pasur në botë. Pavarësisht tetë albumeve të saj, fitimet më të rëndësishme të këngëtares rrjedhin nga linja e saj e kozmetikës, Fenty Beauty, e cila u lançua në vitin 2017. Marka aktualisht mburret me një vlerë neto prej 2.8 miliardë dollarësh dhe ka tejkaluar të ardhurat vjetore të fuqive të tjera të famshme të markave të bukurisë, përfshirë Kylie Jenner’s Kylie Cosmetics dhe Kim Kardashian’s KKW Beauty, brenda vitit të parë./revistawho.com