• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Modë

Rihanna dhe kostumi i saj rozë, frymëzim edhe për VIP-at shqiptarë…

Rihanna është ndër të paktat këngëtare, për të mos thënë e vetmja që ka guxuar të veshë një kostum rozë nga koka tek këmbët. Madje ky kostum është bërë trend pikërisht prej saj. E këtë vit po e shohim të veshur edhe tek këngëtaret shqiptare si Samanta Karavello, Xhensila Myrtezaj, Greta Koçi e prezantuesja Viola Spiro.

Samanta zgjodhi të vishte kostumin rozë në një intervistë me Prive. Përveçse i shkon shumë, mund të themi se ngjyra rozë i vë në pah ëmbëlsinë që e karakterizon.

Siç është edhe tendenca Viola zgjodhi të vishte një kostum rozë me masë më të madhe se ajo. E ftuar tek Rudina, Viola ngjante si një Barbie.

Edhe Xhensila e ftuar në Hangover vendosi të vishte një kostum rozë të lehtë, por ndryshe nga të tjerat këngëtarja e ka kombinuar me një bluze të thjeshtë dhe shapka. Xhensilës i shkon gjithçka.

Për setin e fundit fotografik, Greta zgjodhi pantallonat e kostumti rozë me këmishë rozë. Pamje zyrtare dhe vajzërore.

/revistawho.com