• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Richard Gere sapo mbushi 72 vjeç, por nuk j’ua pret mendja për çfarë ai urrehet më shumë!

Ai ishte thjesht një 40-vjeçar tepër i pashëm, i cili na i rrëmbeu zemrat përgjithmonë në filmin “Pretty Woman” me Julia Roberts.  Qysh atëherë, ka kaluar shumë kohë, aq sa, shumë prej nesh tashmë po i afrohen të 40-ave e të 50-ave. Ndaj mos u çudisni aspak kur të mësoni se burri i aq dëshiruar me flokët gri,  rrumbullakosi 72 vite jetë ditën e djeshme, më 31 gusht.

Richard Gere një nga legjendat e Hollivudit me dhjetëra role të suksesshme, një seks simbol që nuk paska kohë ta mposht, ka shkaktuar jo pak polemika tek fansat e tij për një arsye që nuk ua pret mendja: sepse është bërë baba. Po, e dëgjuat mirë. Vitin e kaluar aktori, u bë baba i një djali tjetër me partneren e tij, botuesen spanjolle Alejandra Silva.

Është pikërisht mosha e vonë në të cilën aktori ka vendosur të sjellë në jetë fëmijë, që nuk u ka pëlqyer fansave të aktorit. Sipas tyre aktori është treguar egoist, sepse ai do të mungojë në një kohë të konsiderueshme të djemëve të tij për shkak të moshës së madhe.

Gere 72 vjeç dhe Silva, 37 vjeçe së bashku kanë dy djem, ndërsa aktori ka edhe një djalë tjetër, Homer 20 vjeç nga martesa me Carey Lowell.

Por ka dhe një kuriozitet tjetër për Gere dhe bashkëshorten e tij të tanishme. Prindërit e Alejandrës dhe Gere kanë qenë miq, deri kur një ditë të bukur në Romë ata u takuan dhe një tjetër përrallë mori jetë. Pavarësisht 33 viteve diferencë, Gere qëndron dinjitoz krah bashkëshortes së tij të re e të bukur. Siç duket, paska pasur të drejtë kur ka pohuar se gjithë suksesi e magjia qëndroka tek ata flokët e tij gri që e bëjnë të duket i njëjti djalë i dikurshëm./ revistawho.com