• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Rezartit i duhet t’i kalojë festat në punë dhe për këtë fajin e ka Luana

Me anë të postimeve të ndryshme në rrjetet sociale Luana Vjollca ka treguar se kjo periudhë ka qenë mjaft e ngarkuar për të. Moderatorja ka qenë thuajse çdo ditë duke xhiruar për programet e realizuara posaçërisht për ditët e festave. Kjo situatë duket se ka qenë e vështirë dhe për kolegët e saj, të cilët kanë qenë gjatë gjithë kohës në xhirime.

Pak më parë ka qenë aktori i humorit, Rezart Veleshnja i cili ka publikuar një video krah Vjollcës. Në të ai ka pohuar plot humor se të gjitha festat i është dashur t’i kalojë në punë vetëm për shkak të Luanës.

Moderatorja i është përgjigjur duke pohuar se njerëzit duan ‘Shiko Kush Luan’, ndaj dhe xhirimet kanë vazhduar në ato ritme.

Kujtojmë se për spektaklin e datës 1 janar, Luana ka bërë bashkë plot 30 të ftuar duke premtuar për të gjithë teleshikuesit një spektakël të vërtetë./revistawho.com

View this post on Instagram

@luanavjollca

A post shared by Rezart Veleshnja (@rezart._.veleshnja) on