• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Rezarta Shkurta zgjeron biznesin dhe e inaguron në mënyrën më të veçantë

Rezarta Shkurta duket se ka ndërmarrë hapin e ri në biznesin e saj “Hera Company”. Këngëtarja ka hapur zyrat e reja të kompanisë në qytetin e Prishtinës. Në këtë iniciativë asgjë nuk është njësoj me biznesin që operon në Tiranë. Ajo ka menduar ta bëjë në mënyrë krejt unike. Shkurta në hapjen e sipërmarrjes në kryeqytet ka organizuar një event me fëmijët e fshatit SOS, të cilën e ka zbuluar në publikimin e saj të fundit në ‘Instagram’. Së bashku me donacionet e investitorëve të tjerë, ajo ka vendosur që të mundësojë festimin e ditëlindjeve të fëmijeve të fshatit SOS dhe gjithashtu do punësojë një prej vajzave që ka mbushur moshën. Kjo sipërmarrje është vlerësuar shumë prej ndjekësve të saj dhe sigurisht kolegëve të cilët janë treguar shumë suportiv.

View this post on Instagram

• @heracompany_prishtine Ende ne keto momente qe po ju shkruaj,ndjej emocionet e forta qe perjetova sot. Jo vetem sepse Hera Company u hap ne Prishtine por sepse sot pata fatin te lumturoj femijet e fshatit SOS! Femijet qe rriten nga prinderit e tyre kane mundesi te realizojne setet nga me te ndryshmet ,po per femijet qe nuk i kane prinderit, kush mendon? Sa pak na kushton te lumturojme keta engjej🙏🏻 dhe ti dhurojme kujtime nga femijeria e tyre! Por nuk e lam me kaq… Kerkuam dhe u bashkuam me njerez shume te mire te cilet te gjithe ishin te gatshem per tju bashkuar nismes se @heracompany_prishtine @spar_kosova Do jete donatore per gjate 1 viti per cdo shpenzim te nevojshem per keta femije @granddecor Do te realizoj cdo ditelindje te tyre, per tja bere kete dite sa me speciale. Dhe faleminderit dhe 17 donatoreve te tjere , te cilet dhe pse vendosen te qendrojne anonim, ndihmuan keta femije ne gjithshka cfare per ta eshte e nevojshme per nje femijeri sa me te lumtur. Dhe si per ta mbyllur, ne gjithashtu vendosem qe nje nga nga vajzat e fshatit SOS e cila sapo ka mbushur moshen madhore te punesot e te jete pjese e familjes sone tashme te madhe #HeraCompany • Ky eshte vetem fillimi🙏🏻 Jam e mbushur plot me dashuri , qe pres me padurim ta ndaj me te gjithe femijet e botes Lokacioni jone i rradhes do te jete Londra Deri ather, Prishtine ta gezojme Hera Company

A post shared by Rezarta Shkurta (@rezartashkurta) on