• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Rezarta Shkurta përjeton incident të frikshëm, shtëpia e saj goditet nga vetëtimat

Moti i keq ka shkaktuar probleme të shumta mbrëmjen e djeshme dhe duket se momentin më të vështirë e ka përjetuar Rezarta Shkurta. Një vetëtimë ka goditur shtëpinë e artistes së njohur dhe për këtë shkak një pjesë e banesës është djegur. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses dhe policisë për të parandaluar diçka më të rrezikshme. Rezarta ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të dy bombulave që shërbejnë për të fikur zjarrin dhe njëra prej tyre shihet se është djegur tërësisht. “Nata e mbrëmshme për ne u mbyll kështu! Dua të falenderoj nga zemra policinë e shtetit dhe zjarrfikësen që në kohë rekord erdhën e vepruan, duke na shpëtuar nga kjo situatë me dëme të pa konsiderueshme”, ka shkruar Rezarta.

E kontaktuar nga ‘Prive’ Shkurta ka treguar se nuk ka pasur të lënduar dhe se fatmirësisht të gjithë familjarët e saj janë mirë. /revistawho.com