Nuk përbënë më çudi tani që nëse Rezart Veleshnja është i ftuar në një studio, biseda të kthehet në lajmin e ditës. Çfarë ka ndodhur kësaj here? Çfarë ka thënë Rezarti dhe sidomos për kë e ka thënë? I ftuar në ‘Shqipëria Live’ për temën e këngëve dhe fjalëve banale të përdorura rëndom, pjesë e temës u bë edhe Aleksi, që është koleg i Rezartit, madje kanë punuar bashkë në ‘Portokalli’.
Pa më të voglin takt, Rezarti deklaroi që kolegu i tij është gay, nisur nga një këngë dhe më tej shtoi se këtë fakt e pranon.
“Ai me atë këngë mua më tregon që është homoseksual. Absolutisht unë kam shokë gay. I pranoj. Dikur kanë qenë shumë njerëz që nuk i pranonin, nuk i donin dhe ishin 2-3 që i donin. Tashmë janë të gjithë që i pranojnë dhe 2-3 që i shajnë. Tani që morën aprovimin, le të themi në thonjëza, që i pranuan, këta po na tregojnë se çfarë bëjnë brenda llojit dhe seksit të vet”, u shpreh Rezarti.
Në këtë pjesë të intervistës, ai e ka fjalën për një këngë të Aleksit ku ky i fundit shfaqet në rolin e Vezires, personazhit të njohur që e ka zotëruar prej shumë kohësh. Kënga është +18 vjeç dhe këtë Aleksi e ka bërë të qartë që prej publikimit të parë të saj. Ai nuk mund të kontrollojë kush e dëgjon apo jo, por mund të paralajmërojë për kontentin siç edhe ka bërë.
Sigurisht mënyra si ju drejtua Rezarti nuk u tolerua nga Aleksi, i cili me një shpjegim gjerë e gjatë në ‘Instagram’ i sqaroi të gjitha.
“Ka një shumëllojshmëri humoresh. Është humori familjar, humori për fëmijë, humori për të rritur. Ka njerëz që i shijojnë. Jam dakord që një fëmijë apo një familjar do preferojnë humor familjar. Unë personalisht në Shqipëri nuk kam dashur të bëj humor banal, sepse publiku shqiptar është delikat. Nga ana tjetër, kjo nuk do të thotë që unë si aktor nuk dua të eksperimentoj me lloje të ndryshme humoresh. Humorin për të rritur, unë kam pasur mundësinë që ta marketoj dhe ta shes jashtë shtetit. Tani, në momentin që mua më ofrohet një mundësi që të shkoj dhe të këndoj katër parodi, diku, me humor për të rritur, dhe të marr 2,000 euro për këto performanca, do isha super idiot nëse nuk do ta bëja. Kështu që është shumë e rëndësishme si ndahen audiencat. A e kam postuar unë këtë në Instagramin tim? Kam një audiencë tepër familjare. A e kam postuar? Jo. E kam postuar te profili i Vezires, ka qenë në anglisht dhe kam shkruar që kënga është 18+. E vetmja gjë që solli vëmendje te ajo parodi, që kishte një audiencë minimale, ishte pikërisht prononcimi i Rez Veleshnjas. Dhe për ta mbyllur këtë, mirë që na bëhet moral, por nga kush nga bëhet moral?! Por ndryshe nga kolegu im unë nuk i përmend të palarat e të tjerëve, sepse kam respekt dhe dinjitet për veten,” përfundoi Aleksi fjalën e tij.
Se ç’pati Rezi me Aleksin as nuk e mori vesh njeri, por një gjë e dimë me bindje, opinionet e tij të çdo lloji do vazhdojnë akoma. Kushedi dhe sa herë të tjera do dëgjojmë sherre e debate nga aktori në fjalë.
Sa për Aleksin, deri tani ka publikun në krah që e ka mbështetur me komente dhe postime të ndryshme, pasi mesa duket paska njerëz që edhe e pranojnë artin për të rritur./revistawho.com