• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Rezart Veleshnja revoltohet në emision: Pse e keni ftuar atë, do çohem nga paneli…

I ftuar në emisionin ‘Shqipëria Live’, për të diskutuar rreth kinematografisë së ditëve të sotme, nëse është art apo komercializëm, aktori i njohur, Rezart Veleshnja ka reaguar menjëherë teksa i kanë komunikuar se ishte pjesë e emisionit dhe Drilon Hoxha.

Ai është shprehur se nuk mund të bëhej pjesë e emisionit një figurë si e Hoxhës, pasi në studio gjendeshin njerëz që kanë studiuar për punën që bëjnë. Më tej ai ka shtuar se në momentin që bën një film, nuk do të thotë asgjë, sepse atë mund ta bëjë çdokush.

Veleshnja ka komunikuar se prezenca e Drilon Hoxhës në program do e bënte të largohej nga paneli. Kjo deklaratë ka tërhequr jo pak vëmendjen e ndjekësve të emisionit, për shkak se Rezarti nuk u kursye në ato çfarë tha./revistawho.com