Moti sot dhe fundjavë në Shqipëri do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, me vranësira e reshje shiu. Përgjatë bregdetit reshjet do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive të shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në alpe priten reshje bore me intensitet deri mesatar. Në mbrëmje reshjet e borës do të prekin edhe lartësitë mbi 1100 metër në verilindje të vendit me intensitet të ulët.
Sot e premte do të kemi mot me vranësira e reshje shiu të shoqëruar me erë. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 11 deri në 15 °C./revistawho.com