• youuinsttaaffccbb
TEST
Moti

Reshje shiu dhe dëbore, ja temperaturat për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb edhe këtë te marte mbetemi në ndikimin e presionit të ulët atmosferik duke bërë që pjesa e parë e ditës të jetë me vranësira dhe reshje në të gjithë vendin, ku në zonat malore do të ketë rreshje dëbore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës sjell përmirësim të kushteve të motit në zonat e ulta por reshjet vijojne në zonat lindore.  Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por do të pësojnë rënie të lehtë në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 15°C. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor – Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.