• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Reperi shqiptar shpjegon kuptimin e tatuazhit të veçantë: Atë do ta qaj gjithë jetën

Getinjo është një nga reperat më të njohur në Shqipëri dhe Kosovë. Suksesi i tij vetëm rritet, ndërsa hite të reja prodhohen. I ftuar në “Një kafe prej shpisë”, ai ka treguar disa fakte për jetën e tij. Ndër to 28-vjeçari ka treguar për një tatuazh që me siguri të gjithëve ju ka tërhequr vëmendje. Behet fjalë për një lot në syrin e majtë. I pyetur në lidhje me domethënien, ai ka treguar se ky tatoo i dedikohet mikut të tij. “Unë kam humbur shokun e ngushtë dhe ky tatuazh shkon 100% për të. Kjo do të thotë që unë do të qaj gjithë jetën për të”,-ka treguar Getinjo./revistawho.com