• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Reperi i njohur shqiptar lidh kontratë me shtëpinë e njohur diskografike: Jam shumë i lumtur

Reperi i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Gashi ka publikuar së fundmi në llogarinë e tij një foto ku shfaqet në studiot muzikore të ‘Sony Music’.

“Sapo u bëra pjesë e rekordeve ‘Rca’. Jam shumë i lumtur’, ka shkruar Gashi krah postimit të fundit duke zbuluar se ka lidhur tashmë një kontratë me shtëpinë diskrogafike në Londër.

Reperi nuk ka zbuluar detaje të tjera pas këtij vendimi, megjithatë këto detaje pritet t’i ndajë vetë Gashi në ditët në vazhdim. Kujtojmë se deri më tani reperi shqiptar ka sjellë një sërë projektesh, të cilat kanë rezultuar mjaft të suksesshme.

Edhe emra të tjerë të njohur shqiptarë kanë lidhur kontratë me kompaninë e njohur si Era Istrefi, Enca etj. Kujtojmë se emra si Mariah Carey, Maluma, Britney Spears, Zayn Malik, Beyonce, Shakira e shumë të tjerë kanë lidhur kontratë me shtëpinë e njohur diskografike./revistawho.com