• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Reperi i njohur dhe partnerja e tij bëhen prindër për herë të parë

Ditën e djeshme, reperi i njohur Kendrick Lamar dhe partnerja e tij Whitney Alford u bënë prindër për herë të parë. Sipas një burimi për ‘UsWeekly’, çifti solli në jetë një vajzë që për publikun ishte një habi, pasi Kendrick nuk kishte lajmëruar as shtatzëninë e partneres së tij. Reperi i njohur ka qenë gjithmonë shumë privat përsa i përket jetës së tij familjare dhe ende nuk ka pasur asnjë reagim publik nga ai apo nga partnerja, ndërkohë që fansat presin me padurim të shohin portretin e vogëlushes. Kendrick është i njohur për hite si ‘Humble’, ‘Loyalty’, si dhe për çmimet ‘Grammy’ që ka fituar ndër vite./revistawho.com