• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Renis Gjoka për Mikin: Mrekullitë ndodhin, autizmi flet

Renis Gjoka, me këngën e tij ka sjellë mrekullinë në familjen e Mikit, 9 vjeçarit me sëmundjen e autizmit, i cili ka nisur që të flasë fjalët e para, teksa ka dëgjuar këngën ‘Njerëzit që takoj çdo ditë. Renisi i ka dedikuar një status në ‘Facebook’ vogëlushit që preku zemrat e të gjithëve. Ja çfarë shkruan ai: ” Për mua si Renis tashmë ky nuk është thjesht një slogan fushate, por nga dje, ka marrë një përmasë shumë më të madhe dhe të prekshme. Dje u përballa me Mikin në “Zonë e Lirë” dhe u ndjeva jashtëzakonisht i surprizuar dhe i prekur. Më dukej e pabesueshme!Por sot që jam më i përqendruar dhe u futa pak me thellë në analizë, kuptova se: Miki foli. Foli jo vetëm se dëgjoi këngën time, por foli sepse dikush i dha dashuri. Prindërit, mjekët, të afërmit, të gjithë ata që nuk lodhen asnjëherë ndonëse e dinë shumë mirë që kjo “puna e tyre”, nuk ka asnjë sekondë pushim. Por është një punë e pandërprerë dhe e përjetshme. Një jetë sakrificë nga ana e këtyre njerëzve. Një jetë e çuar dëm, do te thoshte dikush. Por për ta nuk është fare kështu. Ata janë “engjëjt mbrojtës” të këtyre fëmijëve. Dikush i dha Mikit “çelësin” për të hapur “derën” që të mos jetë më i vetmuar në boten e tij, por të jetë pjesë e botës tonë. Jemi një vend i vogël, ku të gjithë janë të fokusuar ne problemet e tyre të përditshme dhe shpesh herë harrojmë të bëjmë gjënë më të rëndësishme: Të jemi Njerëz, të jemi Humanë, të japim Dashuri. Prandaj gjej rastin që të shpreh respektin maksimal për këta njerëz të palodhur, që ndryshe nga shumica që kujtohen 1 herë në vit, kur vjen data e caktuar e sensibilizimit, i duhet të luftojnë me mish e me shpirt në çdo sekondë, ditë e natë, me apo pa mundësi ekonomike, me apo pa përkrahje institucionesh. Por një gjë ama, është e sigurt. Këta njerëz kanë dëshirën e patundur për të dhënë dashuri dhe vetëm dashuri. Ky nuk është vetëm rasti i Mikit por shumë vogëlusheve të tjerë si ai, të cilët e vetmja gjë që kërkojnë nga ne, është pikërisht ajo, Dashuria. Ti Miki me emocionove dhe më le gojëhapur. Për më tepër, mu duk sikur isha përpara këngëtarit më të mirë në botë, dhe unë isha fansi i tij i çmendur i cili nuk kishte fare fjalë. Faleminderit Miki që na bërë të besojmë në Mrekulli!”.