• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Renis Gjoka i vendos çip biçikletës: I dashur hajdut të marr edhe ty peng

Këngëtarin Renis Gjoka së fundmi e shohim çdo të premte në ekranin e “Top Channel” në pozicionin e anëtarit të jurisë në “The Voice Kids”. Këngëtari herë pas herë ka treguar sensin e tij të humorit ndërkohë që punon me një kategori shumë delikate siç janë fëmijët.

Së fundmi Renisi ka publikuar në rrjetet sociale një foto mjaft komike por edhe serioze në të njëjtën kohë. Ai i ka vendosur çip biçikletës së tij në mënyrë që askush mos t’ja vjedh.

“Mirëseerdhe, është me çip kështu që nëse ke ndërmend ta vjedhës, jo vetëm që e rigjej por mund të të marr edhe ty peng i dashur hajdut”- ka shkruar Renisi bashkangjitur fotos së biçikletës së tij.

Fiksojeni mirë biçiklëtën në foto, ajo është e Renis Gjokës, bëni mirë të mos e ngacmoni.\revistawho.com