• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Renis Gjoka bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin dhe gjininë e fëmijës

Renis Gjoka ka shumë vite që është pjesë e muzikës shqiptare, por asnjëherë nuk është përfshirë në media për jetën e tij private. Artisti është përpjekur që këtë pjesë ta mbajë gjithmonë larg vëmendjes së publikut dhe sot i ka surprizuar të gjithë me lajmin e bukur që ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale. Renisi ka zbuluar se është bërë baba për herë të parë dhe këtë gjë e ka treguar përmes një postimi në ‘Instagram’. Ai ka publikuar një foto, në të cilën shihet duke mbajtur fëmijën shtrirë, por pa i zbuluar fytyrën. Renisi ka treguar se është bërë baba i një vajze, të cilën e ka pagëzuar me emrin Aura.

Përkrah fotos së publikuar, Gjoka ka shkruar: “Dashuria e jetës sime…Aura”. Menjëherë pas këtij postimi artisti ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe fansat e tij. Renisi nuk është shfaqur asnjëherë në publik me partneren e tij dhe vetëm përpara pak kohësh zbuloi në emisionin “Wake Up” se ishte në një marrëdhënie prej 10 vitesh. Këngëtari i muzikës ‘rock’ e ka mbajtur historinë e tij të dashurisë të fshehtë për kaq shumë kohë dhe duket se ende do të tregohet shumë i rezervuar për sa i përket partneres së jetës. /revistawho.com