Stresi, ndotja, përdorimi i kimikateve, ekspozimi në rrezatimet e dëmshme, si dhe sëmundje të caktuara klasifikohen nga mjekët dermatologë si shkaqet kryesore që çojnë në dobësimin dhe më pas rënien e flokut. Shqetësim ky që shfaqet në rritje gjatë viteve të fundit. Megjithatë, rënia e flokut jo në çdo rast është problematike, pasi humbja e deri 100 fijeve në ditë konsiderohet si normale dhe nuk përbën shqetësim. Më poshtë po ju tregojmë se çfarë duhet të keni parasysh për të ndaluar këtë fenomen.
1-Kontrolloni stresin.
2-Mbani një dietë të shëndetshme.
3-Pini të paktën 2 kilogramë ujë në ditë.
4-Konsumoni fruta, perime, me anë të së cilave merrni vitaminat, proteinat dhe mineralet e nevojshme.
5-Evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrnave shtazore duke i zëvendësuar me ato vajore.
6-Evitoni ushqimet e skuqura./revistawho.com