• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Renee një kopje e së ëmës, Nora dhe vogëlushja e saj vishen njësoj

Këngëtarja kosovare Nora Istrefi në maj të vitit 2015 solli në jetë vajzën e saj, Renee. Tashmë vogëlushja është 5 vjeç dhe mund të themi se është një kopje e nënës së saj.

Së fundmi këngëtarja ka publikuar në Instastory një video me Renee, ku dy vajzat shfaqen me të njëjtin ‘look’ teksa filmojnë veten para pasqyrës. Modeli i njëjtë i flokëve dhe buzët e kuqe e bëjnë të voglën fiks si e ëma.

Kujtojmë se Nora Istrefi dhe Robert Berisha i dhanë fund marrëdhënies së tyre disavjeçare, por kjo nuk i pengon që të jenë të dy afër vajzës së tyre sa herë ajo ka nevojë për ta.