Renee është rritur dhe është kthyer në një zonjushë të vërtetë. Ka qenë Nora Istrefi e cila ka ndarë disa momente nga festa e përfundimit të parashkollorit për vajzën duke shkruar: “Jeta ime urime përfundimin e parashkollorit. Të dua luleshtrydhja ime”.
Në të duket Renee e veshur me një fustan të kuq dhe flokët e kapur bishtaleca duke kërcyer, e cila për pak do të nisë shkollën.
Me siguri pas këtij momenti Nora do të mendojë pushimet ideale me vogëlushen e saj, me të cilën kalon kohën më të bukur e me kalimin e viteve është kthyer në shoqen e saj më të mirë./revistawho.com