Këngëtarja Era Istrefi është tashmë e njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, për shkak të hiteve të saj. Një ndër këngët më të njohura është edhe “Bon Bon” dhe së fundmi Era ka njoftuar se kjo këngë ka arritur 500 milion shikime në ‘Youtube’. Këngëtarja është shprehur jashtëzakonisht shumë e lumtur për këtë gjë duke shkruajtur: “Bonbon ka arritur gjysmë bilioni. Edhe me deke so tu ma ni”. Gjithashtu ajo ka premtuar se viti i ardhshëm do të jetë akoma dhe më i mirë.