• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Redon Makashin ‘e ngacmojnë’ sërish për dasmën, përgjigja e tij ngre dyshime

Këngëtari, Redon Makashi me shumë vite karrierë mbi supe, vazhdon akoma të përflitet shumë për jetën private. Mbrëmjen e kaluar ai ka qenë i ftuar në ‘Top arena’, ku sërish është vënë përballë disa pyetjeve të sikletshme. Pyetja që duket se i drejtohet më shpesh është ajo për dasmën. “Kur do të martohesh Redon?”-e ka pyetur Fjoralba, moderatorja e programit.

Sado që është munduar të shmanget ai tha: “Më pyesin në çdo intervistë. Flasim për artin, për muzikën apo të tjera aktivitete artistike dhe shikon që titujt e dalë në portale kanë shkëputur vetëm këtë… Se çfarë u tha për muzikën, për artin, u harrua. Kur të dalin gjërat, do dalin tamam dhe do martohem”. Ndërsa më vonë i ngacmuar sërish nga Manushi, Redoni e mbylli fjalën duke thënë:  “Po unë edhe mund të martohem dhe nuk them gjë fare që jam martuar…”. Me këtë të fundit i vuri pikat mbi i./revistawho.com