Një postim i bërë nga ish e dashura e Redon Makashit, Elda Koci duket se ka nxjerr në dritë rikthimin e tyre. Ditë me parë ajo pati publikuar këngën pjesëmarrëse të tij në Festivalin e fundvitit në RTSH për të kërkuar mbështetje nga publiku. Të njëjtën gjë beri edhe ditën e sotme kur e ripublikoi këngën, por këtë herë performancën live. Ajo çka tërhoqi vëmendje ishin komentet e mikeshave të saj të cilat tregojnë se kënga është një dedikim për vetë Eldën. Kjo e fundit as nuk i ka pohuar as mohuar fjalët e thëna.
Të ketë qenë dashuria mes tyre aq e fortë sa nuk i rezistuan rikthimit bashkë?