• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles

Redon Makashi i zhgënjyer nga festivali: E vrava këngën me duart e mia

Redon Makashi është një nga zërat më potentë në Shqipëri. Prej disa vitesh ai nuk ishte parë të merrte pjesë në festivale. Pjesëmarrja e tij në Festivalin e 56-të ishte një surprizë e papritur për të gjithë. Pas disa vitesh mungese Redoni dhuroi emocione të cilat na kishin munguar prej kohësh. Me një këngë të ndjerë dedikuar dashurisë së shkuar, Redon Makashi ishte një nga pretendentët për ta fituar këtë edicion. I zhgënjyer nga festivali këngëtari ka reaguar vetëm pak ditë pas tij : “Po per nje gje me vjen keq , e vrava këngën me duart e mia pa lindur mire. Shkela mbi nje parimin tim qe isha betuar qe kurre nuk do merrja pjese neper konkurime e festivale po thjesht do isha nje spektator i mire i tyre’. Shpresojmë që Redoni të mos mbajë premtimin, sepse të gjithë ne duam ta shohim atë në festival.