Revistawho.com sjell çdo javë receta të ndryshme gatimi nga shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli. Njihuni me dy recetat e radhës.
Spageti me ton dhe domate-qershi
Përbërësit:
500 gr makarona spageti
150 gr ton me vaj
100 gr domate-qershi
2 speca të vegjël
1 qepë e vogël
3 thelpinj hudhre
1 tufë majdanoz
70 ml vaj ulliri
Kripë
Piper
Përgatitja:
Pasi t’i kemi larë mirë perimet, vendosim pastën të ziejë në një tenxhere dhe në një tjetër fillojmë përgatitjen e salcës: hedhim vajin e ullirit, hudhrat, qepën dhe specat djegës.
Pas kësaj shtojmë domatet, pak nga lëngu i pastës që po zien, tonin, kripën, piperin e majdanozin.
E lëmë salcën të lidhet mirë dhe në fund hedhim vajin e ullirit të mbetur, parmixhanon dhe pastën, duke i dhënë një përzierje të fundit.
Sallatë me lloje fasulesh
Përbërësit:
100 gr fasule të ndryshme
Pak lakër
1 domate
1 qepë e njomë
4 qepujka
1 spec jeshil
Gjysmë speci djegës
Gjysmë speci i verdhë
1 portokall
1 limon jeshil
Gjysmë luge pastë domateje
80 ml vaj ulliri
Pak rigon
Gjysmë tufe mendër të freskët
1 tufë majdanoz
1 tufë kopër
Përgatitja:
Pasi i kemi lënë fasulet për një ditë në ujë, i ziejmë dhe i kullojmë. Në këtë sallatë fasulet përdoren të ngrohta, pasi në këtë mënyrë u japin shije edhe përbërësve të tjerë. Presim në format që duam perimet dhe erëzat i presim hollë. I bashkojmë të tërë përbërësit në një enë dhe i përziejmë me delikatesë. Sallata është gati të përdoret në moment ose pas një vakti./revistawho.com