• youuinsttaaffccbb
TEST
Kuzhinë, Pikante sot, Receta e Shefit

RECETAT E SHEFIT – Sallatë me mjaltë, shegë dhe mollë – Nga Renato Mekolli

Përshëndetje të dashur miq të “RevistaWho.Com”!

Është e habitshme kur mendon se si ndryshojnë kohët… Dikur na dukej e pakuptimtë që një sallatë të kripur ta shoqëronim me fruta. Por kohët evoluojnë dhe arti i gatimit është zhvilluar me të njëjtat hapa.  Fruta, perime, djath, mjalt, arra, stika e shumë të tjera të gjitha në një pjatë. Gjyshja ime as që do ta kishte imagjinuar të realizonte një kombinim të tillë. Por këto përbërës jo vetëm që shkojnë me njëri–tjetrin, por janë kaq shumë të dashuruar saqë tashmë nuk do të mund të ndahen kurrë dhe jo vetëm për bukurinë, por edhe për vlerat ushqyese që mbartin.

Një sallatë për vjeshtën dhe dimrin, me plot shije. E shpejtë dhe plot fantazi.

PËRBËRËSIT (për 4 persona):

1 qeskë sallatë miks, 1 mollë, 1 shegë, 1 dardhë, 1 portokall, 1 limon, 100 gr djath kaçkavall, 50 ml vaj ulliri, 1 tufë koper, 1 tufë majdanoz, kripë (sipas dëshirës), piper, 1 grusht arra, 1 grusht stika të pjekura, pak mjaltë.

PËRGATITJA:

Pasi kemi larë mirë frutat dhe sallatën, i lëmë të kullojnë dhe më pas presim frutat në kube. I vendosim në një enë së bashku me sallatën e ndarë me duar (sugjerohet që sallata të ndahet me duar, që të mos humbasë vlerat ushqyese si dhe përgatitet për t’u hedhur e fundit). I bashkojmë me kujdes të gjitha asortimentet, duke vendosur në fund mjaltin, majdanozin, kripën, piperin, si dhe djathin. I përziejmë dhe një herë të fundit dhe sallata është gati tashmë. Nuk më mbetet veçse t’ju uroj: Ju bëftë mirë!

Shënim: Fotot janë të zgjedhura nga redaksia.