• youuinsttaaffccbb
TEST
Kuzhinë, Receta e Shefit

RECETAT E SHEFIT – Sallatë me fruta dhe sorbeto limoni – Nga Renato Mekolli

PËRBËRËSIT:

Shalqi, pjepër, kajsi, kumbulla, pjeshkë, mango, luleshtrydhe, portokall.

(Frutat që do të bëhen pjesë e kësaj recete, duhe të jenë të prerë në kube të vegjël dhe sasia e tyre të jetë e barabartë).

10 gjethe mente ose mendëz të prerë hollë, 50 ml lëng qershie, 50 gr sheqer, 100 ml uji.

PËRGATITJA:

Bëjmë bashkë ujin, lëngun e qershisë, menten dhe sheqerin. I japim një zierje të shpejtë sa të shkrihet sheqeri. Më pas e lëmë të ftohet shumë mirë në frigorifer.

Pasi kemi prerë dhe trazuar frutat i vendosim në nje enë, dhe aty shtojmë edhe shurupin qe kemi përgatitur.

E lëm sallatën per 10 minuta në frigorifer të marinohet mirë dhe më pas e servirim sipas dëshirës në pjata ose gota.

Sipër sallatës pak sorbeto limoni, ose limë dhe portokall, në varësi të shijes suaj.

Sorbetoja barazon ëmbëlsinë e frutave dhe të shurupit, gjë që e bën sallatën edhe më të veçantë dhe më të shijshme.

Ju bëftë mirë!