• youuinsttaaffccbb
TEST
Receta e Shefit, Who Cook

RECETAT E RENATO MEKOLLIT PËR TRYEZËN E FESTAVE

Nuk keni vendosur ende se çfarë do të përgatisni për mbrëmjen e ndërrimit të viteve? E keni lënë gjithçka për në minutën e fundit? Renato Mekolli, kryetari i jurisë së “Master Chef”, që më 1 janar ka finalen e edicionit të tretë në “Top Channel”, sjell për të gjithë lexuesit e “WHO” recetat e tij fantastike.

SUPË VELUTE ME KUNGULL DIMRI

Përbërësit për gjashtë persona:

600 g kungull dimri

100 g gjalpë fshati

100 g kos lope

kripë dhe piper

arrë moskat e grirë

100 g qepë të thata, të grira

2 thelpinj hudhër

pumpkinm

Përgatitja:

Vendosim në një tenxhere gjalpin, më pas hedhim qepën dhe hudhrat, në vazhdim kungullin, dhe pastaj një masë ujë. Pasi të jenë zbutur, i bashkojmë me kosin, kripën, piperin dhe arrën moskat. I kalojmë në mikser dhe supa është gati.

 

GJEL DETI I MBUSHUR

Përbërësit për gjashtë persona:

1 gjel deti

2 qepë të thata

4 thelpinj hudhër

majdanoz

kripë dhe piper

1 gotë vere me portokall

½ gotë vere konjak

500 g mish të grirë

1 shkop kanellë

100 g arra

2 domate

2 kg patate

pak thimo

rozmarinë

rigon

thanksgiving_stuffed_turkey

Përgatitja:

Hedhim në tenxhere qepën e grirë, më pas hudhrat, mishin e grirë dhe i skuqim mirë me flakë të ngadaltë. E shuajmë me portokallin, konjakun dhe hedhim në to domatet, kripë, piper dhe pak rigon. Mbushim gjelin dhe e fusim në furrë për 3 orë, duke e mbyllur tepsinë me letër alumini. E pjekim në 220 gradë. Më pas e çojmë temperaturën në 180 gradë, vendosim patatet e prera në 4 copa, rozmarinën, pak thimo dhe e pjekim për 1 orë.

 

MUS ÇOKOLLATE

Përbërësit për katër persona:

500 g çokollatë e zezë

2 të verdha veze

4 të bardha veze

1 vanilje

50 g sheqer

1 lugë gjalpë

1 lugë mjaltë

mousse4

Përgatitja:

Shkrijmë në banjëmari çokollatën, rrahim të verdhën me sheqerin, vaniljen, dhe mjaltin. Në një enë tjetër bëjmë marengë me të bardhën e vezëve. Vendosim të verdhën në çokollatë dhe gjalpë dhe e trajtojmë. Më pas vendosim edhe marengën te çokollata. E trazojmë dhe e vendosim në gota martini…

Uroj t’ju shijojnë! Gëzuar festat!

Shënim: Fotot janë ilustruese.