Kjo ëmbëlsirë e shijshme që përgatitet përmes tre llojeve të ndryshme të qumështit është e thjeshtë dhe ka një shije të lehtë e unike. Ndiqni hapat për të përgatitur recetën klasike të trileçes, një nga ëmbëlsirat më të preferuara për shqiptarët.
Përbërësit
250 gr miell
250 gr sheqer
6 kokrra vezë
500 ml qumësht pana
500 ml qumësht panda (i kondesuar)
400 ml qumësht lope
4 lugë gjelle glazë/krem karameli (mund ta gjejmë të gatshëm në supermarket)
20 gr ose 1 lugë çaji sodë buke
Udhëzimet
Hapi 1Fillimisht përgatisim pandispanjën. Vendosim vezët dhe sheqerin në mikser për t’i përzier.
Hapi 2Pasi përzierjes, shtojmë miellin dhe i përziejmë sërish për 5 minuta.
Hapi 3Ndezim furrën në temperaturën 160 gradë. Ndërkohë bëjmë gati tavën, duke e lyer fillimisht me pak gjalpë. Vendosim masën e krijuar nga mikseri dhe e lëmë të piqet për 30 minuta.
Hapi 4Përgatisim pjesën tjetër të trileçes. Vendosim për t’u zier në një tenxhere tre llojet e qumështit.
Hapi 5Pandispanjën e ftohur e presim në racione. Hedhim sipër qumështin e zier, në mënyrë që të zbutet në të gjitha anët e tavës.
Hapi 6Shkrijmë kremin/glazën e karamelit në një tenxhere të pastër, dhe më pas ia hedhim trileçes, si shtresa finale e ëmbëlsirës.
Hapi 7E lëmë ëmbëlsirën të ftohet për 4 orë. Pas ftohjes, është gati për t’u sh