Ëmbëlsira e sytliaçit (qumështorizit) është një nga pjatat tradicionale shumë të preferuara në familjet shqiptare. Mësoni si ta përgatisni atë shumë thjeshtë me pak përbërës shumë të shëndetshëm. Kjo pjatë sjell shije unike në tryezë dhe ëmbëlson vaktet tuaja.
Përbërësit
1 litër qumësht
200 gr sheqer
150 gr oriz
100 gr fistik të pjekur
50 gr gjalpë
Pak kanellë
Ujë
Udhëzimet
Hapi 1Në një tenxhere vendosim gjalpin, orizin dhe pak ujë. I lëmë në zjarr për 10 minuta që të ziejnë.
Hapi 2Shtojmë një pjesë të qumështit dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë. Kur të shohim që qumështi ka nisur të ziejë, shtojmë dhe pjesën tjetër. E lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë dhe e përziejmë vazhdimisht.
Hapi 3Kur të jetë krijuar një masë e plotë dhe e lidhur e përbërësve, e heqim nga zjarri dhe e ndajmë në tasa të vegjël.
Hapi 4Përdorim fistikë ose arra të pjekura për t’ia hedhur sipër sytliaçit. Shtojmë kanellë dhe e shërbejmë kur të jetë ftohur.