• youuinsttaaffccbb
TEST
Receta e Shefit

Receta nga Renato Mekolli/ Supë me perime dhe makarona

Përgatisni një supë të ngrohtë dhe të shijshme, që kombinon makaronat me perimet. Recetë e thjeshtë, që ju ndihmon të përgatisni një aperitiv ose pjatë të parë fantastike për të ftuarit dhe familjen. Përmban nivele të ulëta të kolesterolit dhe është e pasur me selen.

Përbërësit

1 l lëng mishi ose perimesh

50 gr makarona

50 gr mashurka

1 karrotë

1 patate e vogël

1 domate

1 qepë e njomë

1/2 spec djegës

1/2 spec jeshil

1/2 tufë borzilok

1 kërcell selino

100 ml vaj ulliri

Kripë

Piper

Udhëzimet

Hapi 1Lajmë dhe grijmë të gjitha perimet në kube ose rripa për së gjati.

Hapi 2I vendosim në tenxhere bashkë me lëngun e mishit/perimeve, kripën, piperin dhe vajin e ullirit.

Hapi 3E lëmë supën të ziejë në zjarr të ngadaltë. Sapo të ketë nisur të ziejë, shtojmë makaronat.

Hapi 4E lëmë të ziejë për 40 minuta.

Hapi 5Erëzat i shtojmë 10 minutat e fundit.