Ky strudel me spinaq dhe ricotta të freskët është shumë i lehtë për t’u përgatitur dhe përmban nën 200 kalori për fetë. Lexoni hapat e recetës dhe mësoni si ta gatuani në shtëpi për më pak se 1 orë.
Përbërësit
2 role brumë sfoliat
1 kg spinaq
250 gr ricotta
150 gr bukë me drithë të ashpër
50 gr gjalpë
50 gr rrush i thatë
50 gr stika pishe (fistikë)
3 vezë të mesme
Arrë moskat
Kripë e imët
Piper i zi
Për lyerjen:
1 vezë
Udhëzimet
Hapi 1Lajmë mirë spinaqin me ujë të rrjedhshëm. Më pas e lëmë në një enë me ujë dhe e shtypim. E presim në copa të vogla me thikë.
Hapi 2Në një tigan hedhim gjalpin dhe shtojmë aty dhe spinaqin e prerë. I lëmë për pak minuta dhe shtojmë pak kripë.
Hapi 3I vendosim në një enë ku kemi shtuar dhe ricotta të shpërndarë, arrën moskat, vezët, rrushin e thatë, bukën me drithë, stikat e pishës, kripën dhe piperin.
Hapi 4Përziejmë shumë mirë të gjithë përbërësit dhe e lëmë masën të pushojë për 30 minuta. Ndezim furrën në 180 gradë.
Hapi 5Shtrojmë brumin sfoliat dhe mbi të vendosim masën që përgatitëm. I japim një formë drejtkëndëshi.
Hapi 6Rrotullojmë masën me sfoliatën duke formuar një role. Mbyllim pjesët anësore që masa të mos shpërndahet jashtë.
Hapi 7Lyejmë nga jashtë rolenë e formuar me vezë, derisa sipërfaqja të duket e ndritshme.
Hapi 8I vendosim roletë mbi një tavë, i mbështjellim me letër furre dhe i lyejmë me vaj. I pjekim në furrë për 40 minuta.