• youuinsttaaffccbb
TEST
Receta e Shefit

Receta nga Renato Mekolli/ Speca të pjekur të mbushur me gjizë

Specat e pjekur të mbushur me gjizë janë një alternativë shumë e mirë jo vetëm për vegjetarianët, por për këdo që do të gatuajë një pjatë të vërtetë festive. Ndiqni më poshtë hapat dhe gatuani shumë shpejt këtë pjatë shumë të shëndetshme dhe me pak kalori.

Përbërësit

500 gr speca të kuq me tul

200 gr gjizë

2 speca djegës të freskët

5 thelpinj hudhre

Vaj ulliri

Kripë

Piper

  • Mund ta konsumoni atë si një pjatë të nxehtë ose të ftohtë dhe në çdo vakt të ditës që dëshironi.

Udhëzimet

Hapi 1Lajmë dhe pastrojmë mirë specat për mbushje duke u hequr bishtin në formën e kapakut dhe i vendosim mënjanë.

Hapi 2Ndezim furrën në temperaturën 250 gradë dhe nisim përgatitjen e masës për mbushje. Presim imët specat djegës dhe hudhrat, i vendosim në një enë dhe shtojmë gjizë dhe vaj ulliri.

Hapi 3Përziejmë përbërësit dhe shtojmë kripë e piper.

Hapi 4Nisim mbushjen e specave dhe i lyejmë nga jashtë me vaj ulliri.

Hapi 5I vendosim specat në tavë dhe i mbulojmë me letër alumini. I lëmë të piqen për 30 minuta.