Provoni të gatuani sipas hapave të Chefit recetën e sandwich-it të hapur me vezë rose. Ky ushqim fantastik do t’ju ushqejë me proteina dhe energji për të përballuar një ditë të ngarkuar ose do t’ju shërbejë si një vakt i shpejtë kur jeni në shtëpi. Të verdhat e vezëve janë burim vitaminash shumë të vlefshme si A, D, E dhe K. Gjithashtu, yndyrnat omega-3 dhe antioksidantët e fuqishëm që përmban kjo pjatë e mbajnë organizmin të ngopur gjatë ditës.
Përbërësit
200 gr majonezë
8 kokrra vezë rose
8 feta bukë të thekura
1 thelb hudhër
1 lëkurë limoni
1 lugë gjelle mustardë
Pak piper të kuq
Pak lëng limoni
Disa gjethe sallate
Kripë
Piper
Udhëzimet
Hapi 1Në një enë vendosim majonezën, kripën, limonin, piperin dhe mustardën. I përziejmë mirë derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme. Ndërkohë vendosim për të zier vezët e rosës, të cilat i lëmë për 3 minuta ose më shumë, sipas dëshirës.
Hapi 2Nisim të thekim fetat e bukës dhe pasi të kenë marrë ngjyrë kafe të hapur nga të dyja anët, i lyejmë me pak vaj ulliri dhe u hedhim hudhër, kripë e piper.
Hapi 3Fetat e bukës i lyejmë me majonezë dhe shtojmë sipër tyre vezët e rosës. I japim shije sandwich-it me pak kripë, piper dhe disa gjethe sallatë.