• youuinsttaaffccbb
TEST
Receta e Shefit

Receta nga Renato Mekolli/ Salcë molle dhe bananeje

Mollët dhe bananet kombinojnë njëra-tjetrën në mënyrë të përkryer dhe janë një mënyrë fantastike për t’i prezantuar fëmijëve të vegjël receta të shijshme me fruta. Përgatitja e salcës është shumë e thjeshtë dhe rezultati final është shumë i këndshëm për t’u shijuar me familjen.

 

Përbërësit

1 kg mollë

400 ml ujë

100 gr mjaltë

2 banane

2 shkopa kanellë

Udhëzimet

Hapi 1Pastrojmë mollët dhe bananet. I presim në copa të vogla.

Hapi 2I vendosim në një tenxhere dhe shtojmë mjaltin, kanellën dhe ujin.

Hapi 3I lëmë të ziejnë për 25 minuta, deri në momentin që shohim që molla është zier siç duhet.

Hapi 4E heqim tenxheren nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.

Hapi 5Masën krijuar e kalojmë në blender. Në momentin që është krijuar një masë e njëtrajtshme, salca është gati për t’u shërbyer.