Salca me çokollatë është shumë e shijshme dhe merr shumë pak kohë gatimi, duke ju shërbyer më mirë se çdo salcë që do të blini në dyqan. Atë mund ta shërbeni të ngrohtë ose të ftohtë në akullore, shoqëruar me arra dhe krem. Salca shërben si bazë fantastike ashtu siç është, por mund të përdoret dhe në disa mënyra e variacione. Hidhni një sy këshillave bashkëngjitur recetës për disa ide alternative.
Përbërësit
500 ml qumësht
300 gr çokollatë e zezë
1 lëkurë portokalli
- Salca mund të përdoret e nxehtë ose e ftohtë në akullore, tortë, fruta ose duke e kombinuar me qumësht, për të bërë një filxhan të shpejtë çokollate të nxehtë.
- Shtoni pak liker portokalli dhe pak lëkurë portokalli të grirë për një salcë çokollate me portokall.
- Shtoni disa ekstrakte mente (nenexhiku) dhe gjethe të freskëta për një salcë çokollate me mente.
Udhëzimet
Hapi 1Në një tenxhere në zjarr vendosim qumështin dhe lëkurën e portokallit që të ziejnë.
Hapi 2Pasi janë zier, i hedhim në enën ku kemi vendosur çokollatën e zezë dhe i përziejmë, derisa çokollata të shkrijë.