• youuinsttaaffccbb
TEST
Receta e Shefit

Receta nga Renato Mekolli/ Rizoto me perime

Receta healthy e rizotos me perime krijon një darkë të shijshme dhe përgatitet lehtë në 30 minuta. E pasur në vlera ushqyese falë kombinimit të perimeve. Rizoto e butë dhe e lehtë, fantastike për fëmijët. Burim i mirë i vitaminës A, vitaminës K dhe manganit.

Përbërësit

300 gr oriz

200 gr lloje të ndryshme perimesh si spec i kuq e jeshil, patëllxhan, kungull i njomë, domate, presh

Lëng perimesh

1/2 gotë verë e bardhë

1 lugë Mascarpone

1 lugë gjalpë

100 gr djathë kaçkavall

4 thelpinj hudhre

4 qepujka

1 tufë borzilok

1 tufë majdanoz

Kripë

Piper

  • Gjithmonë përdorni lëng të ngrohtë perimesh, në mënyrë që të mos ndërpritet gatimi kur shtohet në oriz.
  • Përzieni vazhdimisht, që kokrrat e orizit të mos ngjisin me njëra tjetrën.
  • Ziejeni orizin në zjarr me temperaturë të ulët.

Udhëzimet

Hapi 1Lajmë perimet dhe i presim në kube.

Hapi 2Në një tigan vendosim vaj ulliri dhe skuqim qepën dhe hudhrën. Shtojmë orizin.

Hapi 3E shuajmë me verë të bardhë dhe fillojmë të shtojmë perimet.

Hapi 4Shtojmë gradualisht lëngun e perimeve, duke e përzier vazhdimisht.

Hapi 5Pas 10 minutash shtojmë Mascarponen, djathin kaçkavall, gjalpin, kripën, piperin, borzilokun.

Hapi 6I ziejmë edhe për 3 minuta dhe rizoto është gati për t’u shijuar.

CLOSE
CLOSE