• youuinsttaaffccbb
TEST
Receta e Shefit

Receta nga Renato Mekolli/ Qofte me salcë domateje

Përgatisni një drekë ose darkë të lehtë dhe plot aromë. Shija e mishit kombinohet në mënyrë perfekte me salcën e domateve dhe janë shoqërues fantastikë për makaronat. Burim i mirë i vitaminës A, vitaminës B12, fosforit, zinkut, proteinave, vitaminës C, vitaminës B6 dhe selenit.

Përbërësit:

500 gr mish i grirë viçi

1 vezë

500 gr domate

1 qepë e vogël

1 spec i kuq

1 spec jeshil

2 thelpinj hudhre

1 tufë majdanoz

Pak sheqer

Kripë

Piper

Rigon

Vaj ulliri

Udhëzimet

Hapi 1Presim në kube domatet, specat, qepën dhe hudhrat i grijmë hollë.

Hapi 2Në një tenxhere vendosim qepën, hudhrat, specat dhe i skuqim me vaj ulliri për pak minuta, sa pa marrë ngjyrë.

Hapi 3Heqim tenxheren nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. Në një enë tjetër i përziejmë mirë të gjithë përbërësit (përveç domates dhe sheqerit), derisa të krijohet një masë si brumë.

Hapi 4Marrim pak nga brumi i qofteve dhe u japim atyre formë të rrumbullakët.

Hapi 5I skuqim pak në tiganin ku gatuam qepën. I lëmë të marrin ngjyrë nga jashtë, por pa u pjekur brenda.

Hapi 6I heqim nga tigani dhe i lëmë mënjanë. Në të njëjtin tigan vendosim domaten, kripën, piperin, pak sheqer, pak ujë ose lëng perimesh (nëse duhet).

Hapi 7E lëmë salcën të lidhet mirë dhe vendosim qoftet.