Kjo recetë e mishit të gicit në furrë, gatuar me verë të kuqe dhe shoqëruar me perime, është një pjatë që kërkon pak kohë, por është shumë e shijshme. Ndiqni hapat dhe këshillat nga chefi dhe përgatisni një pjatë speciale, shoqëruar me garniturën e duhur.
Përbërësit
1.5 kg qafë gici
1 gotë verë e kuqe
100 gr djathë kaçkavall
2 lugë mustardë
1 qepë
1 spec jeshil
1 spec të kuq
1 spec djegës
5 thelpinj hudhre
2 lugë rigon
Kripë
Piper
Vaj ulliri
- Shija e mishit kombinohet me produkte si: angjinare (artiçok), avokado, lulelakër, koriandër, kërpudha, patate, fasule, domate, qepë, piper i ëmbël, limon, lakër e bardhë, patëllxhan, qepë, mustardë, gaforre, djathë Parmigiano.
- Për garniturë mund të përdorni një salcë kërpudhash dhe patatesh të pjekura, të përziera me fasule të ziera dhe domate gjysmë të thata, apo si një pjatë e thjeshtë klasike shoqëruar me asparagus.
Udhëzimet
Hapi 1Në një tigan vendosim vaj ulliri dhe skuqim copën e mishit ashtu siç është, të paprerë, derisa të marrë ngjyrë.
Hapi 2Ndërkohë presim perimet në rripa dhe të gjithë përbërësit e tjerë i pëziejmë bashkë në një enë.
Hapi 3Shtojmë në enë mishin ashtu të ngrohtë dhe e mbulojmë me perimet.
Hapi 4E lëmë për 2 orë të marinohet mirë dhe më pas e mbyllim me letër furre.
Hapi 5E pjekim në furrë në temperaturën 190 gradë për 3 orë.
Hapi 6Heqim letrën e furrës dhe vazhdojmë pjekjen për 10 minuta të tjera, derisa mishi të marrë ngjyrë.