Provoni shumë lehtë recetat indiane, si kjo me përbërësin tipik, salcën kerri! Mishi i pulës merr një shije të plotë dhe aromatike, duke u përgatitur në një kohë të shkurtër. Hapa të thjeshtë e të shpejtë për një pjatë me shije të veçantë!
Përbërësit
3 fileto pule
1 lugë kerri
200 ml pana
1 qepë
2 thelpinj hudhre
50 ml vaj ulliri të aromatizuar me spec djegës
1 lugë çaji kos
Pak kripë
Pak piper
Udhëzimet
Hapi 1Pastrojmë dhe presim në kube fileton e pulës.
Hapi 2E marinojmë atë me kerrin, vajin e ullirit të aromatizuar me spec djegës, kripën, piperin dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta.
Hapi 3Në një tigan hedhim vajin dhe hudhrat. Sapo të jetë ngrohur mirë tigani, shtojmë në të kubet e filetos së pulës dhe i skuqim për pak minuta.
Hapi 4Shtojmë panën. I lëmë për disa minuta përsëri në zjarr sa të marrin shije dhe më pas pjata është gati për t’u shijuar!