• youuinsttaaffccbb
TEST
Receta e Shefit

Receta nga Renato Mekolli/ Patate furre

Gatuani pjatën perfekte për pothuajse çdo vakt. Super e shijshme dhe e lehtë për t’u përgatitur! Patatet qëndrojnë të buta brenda dhe pak crispy jashtë. Ato marrin një shije të mrekullueshme kur i shoqëroni me ketchup. Shërbehen si garniturë fantastike për të shoqëruar pulën e pjekur, filetot e viçit dhe të derrit. Gjithashtu janë një kombinim perfekt i pjatave për një mëngjes apo brunch të veçantë.

 

Përbërësit

2 kg patate

1 litër qumësht

300 gr djathë Pecorino & Parmigiano

100 gr gjalpë

6 thelpinj hudhre

70 ml vaj ulliri i aromatizuar me përzierje erëzash

Pak arrë moskat

Pak kripë

Pak piper

Udhëzimet

Hapi  1

Pastrojmë fillimisht patatet dhe i presim në feta rrumbullake, me trashësi rreth 1 cm.

Hapi  2I vendosim të ziejnë për disa minuta bashkë me qumështin, hudhrat, kripën, piperin dhe arrën moskat të grirë. Patatet nuk i ziejmë plotësisht, sepse do t’i vendosim në furrë për t’u pjekur.

Hapi  3Pas zierjes, i kullojmë dhe i ruajmë lëngun. Shtrojmë një pjesë të tyre në tavë dhe hedhim sipër një pjesë të djathit të grirë. E përsërisim këtë me të gjitha fetat e patateve.

Hapi  4Në fund u hedhim gjalpin dhe pak qumësht që ka mbetur më parë nga zierja.

Hapi  5E vendosim në furrë të ngrohur më parë dhe e pjekim në temperaturën 200 gradë për 20 minuta.