• youuinsttaaffccbb
TEST
Receta e Shefit

Receta nga Renato Mekolli/ Lakra të egra të ziera

Sallata njihet për vetitë fantastike të lakrës së egër, e cila është shumë e mirë për shëndetin e zemrës, duke ulur presionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit. Lakrat kanë gjithashtu nivele të larta të fibrës, që kontribuon në uljen e kolesterolit “të keq” në gjak.

Përbërësit

1 kg lakra të egra

100 ml vaj ulliri

50 ml lëng limoni

2 thelpinj hudhre

Copa limoni

Kripë

Piper

Udhëzimet

Hapi  1Marrim lakrat e egra dhe i ziejmë në një enë.

Hapi  2Pas zierjes, lakrat i kullojmë dhe i lëmë të ftohen.

Hapi  3Pasi të jenë ftohur, i vendosim në një enë dhe i shtojmë vaj ulliri, lëng limoni, hudhra, kripë dhe piper.

Hapi  4I përziejmë mirë përbërësit dhe janë gati për t’u shërbyer.