Krijoni një pjatë të re, që do të kthehet në të preferuarën tuaj, përmes recetës së kofshave të pulës confit. E shijshme dhe e thjeshtë për t’u përgatitur, kjo pjatë e ngrohtë është një gatim tradicional i Francës jugperëndimore, i cili sjell metodën e njëjtë të ruajtjes së mishit para ftohjes. Procesi i ngadaltë i gatimit do të bëjë që mishi të jetë i butë dhe shumë i shijshëm dhe shoqërohet me salcë barbeque dhe erëza.
Përbërësit
8 kofsha pule
Vaj luledielli (aq sa për të mbuluar kofshat e pulës)
4 thelpinj hudhre
1 kërcell rozmarinë
1 kërcell thimo
1 gjethe dafine
Disa kokrra piperi
Pak piper të kuq të ëmbël
Kripë
Piper
Udhëzimet
Hapi 1Vendosim të gjithë përbërësit bashkë në një tenxhere. Tenxheren e vendosim në zjarr shumë të ulët dhe e lëmë ashtu për rreth 3–4 orë.
Hapi 2Pasi të ketë mbaruar procesi, e mbulojmë tenxheren dhe e lëmë të ftohet.
Hapi 3Pasi është ftohur vendosim kofshat e pulës në salcë barbeque-je dhe i përziejmë me të.
Hapi 4Hedhim susam dhe qepë të njoma, të prera hollë dhe buku