Gatuani shumë lehtë në shtëpi recetën klasike të kekut pandispanjë, i quajtur ndryshe keku Gjenovez apo Pâte Génoise. I përgatitur për herë të parë nga një chef italian në shekullin e 19-të, ky kek si sfungjer kombinon shijet fantastike të Italisë dhe Francës përmes disa përbërësve shumë të thjeshtë.
Përbërësit
200 gr vezë
200 gr miell
180 gr sheqer pluhur
Pak vanilje
Udhëzimet
Hapi 1Peshojmë vezët dhe ndajmë veç të bardhat nga të verdhat.
Hapi 2Marrim dy tasa. Në njërin prej tyre rrahim të verdhat e vezëve me gjysmën e sheqerit dhe në tasin e dytë rrahim gjysmën tjetër të sheqerit me të bardhat e vezëve.
Hapi 3I bashkojmë të dyja masat në mikser. Miellin fillimisht e kalojmë në sitë dhe më pas e shtojmë në mikser. I përziejmë me kujdes.
Hapi 4Përgatisim brumin dhe e vendosim në një tavë të lyer me gjalpë dhe miell.
Hapi 5E pjekim në furrë për 30 minuta në temperaturën 170 gradë.