• youuinsttaaffccbb
TEST
Receta e Shefit

Receta nga Renato Mekolli/ Gjuhëz e pjekur me letër furre

Gatuani këtë pjatë të ushqyeshme me peshkun e shijshëm të gjuhëzës, shoqëruar me limonë, domate dhe erëza. Perfekt për vaktet gjatë javës, me shumë pak yndyrna dhe i pasur në proteina, vitaminë C dhe B12.

Përbërësit

4 peshq gjuhëz

2 domate

2 limonë

1 gotë verë e bardhë

1 tufë trumzë (thimo)

1 tufë majdanoz

Vaj ulliri

Kripë

Piper

Udhëzimet

Hapi 1Presim limonin dhe domaten në feta, ndërsa majdanozin e grijmë hollë.

Hapi 2I përziejmë bashkë me erëzat dhe i shtrojmë në qendrën e një letre furre, duke shtruar sipër peshkun. I spërkasim me verë dhe vaj ulliri.

Hapi 3I mbështjellim si karamele, i vëmë në një tavë dhe e fusim në furrë në temperaturën 200 gradë për 20 minuta.