Kjo recetë e shijshme është padyshim një alternativë fantastike për vaktet gjatë javës. Përgatitur me qepë, speca shumëngjyrësh, piper dhe shoqëruar me tortilla, fajitas sjellin një darkë shumë të mirë në pak minuta. Me pak yndyrna dhe kalori, kjo pjatë do të kthehet në të preferuarën tuaj.
Përbërësit
100 gr misër i zier
2 gjoks pule
6 tortilla
1 qepë e kuqe
1 spec i kuq
1 spec i verdhë
1 spec jeshil
1 qepë e njomë
1 tufë majdanoz
1 lëng lime ose limoni
1 litër ujë
1 tufë asparagus të pastruar
Vaj ulliri
Kripë
Piper
Piper të kuq të ëmbël
- Mund ta shoqëroni gjithashtu me salcë kosi, Guacamole, salca të tjera, djathë Cheddar dhe fasule të zeza.
Udhëzimet
Hapi 1
Ngrohim furrën në temperaturën 200 gradë.
Hapi 2Marrim një tigan dhe e vendosim në zjarr me pak vaj ulliri. Vendosim për të skuqur filetot e pulës, specat, majdanozin, qepën, asparagusin, misrin, dhe shtojmë kripë e piper.
Hapi 3I skuqim në temperaturë të lartë për 2 minuta dhe më pas i vendosim në një tavë.
Hapi 4E fusim tavën në furrë dhe e lëmë të piqet për 15 minuta.
Hapi 5E heqim tavën dhe e shërbejmë me tortilla. Mund t’i shoqërojmë me oriz, pak soya dhe salcë Sweet Chili.