Freskohuni gjatë pranverës dhe verës me çajin e ftohtë aromatik, që përgatitet shumë lehtë në shtëpi. Shije e lehtë dhe e ëmbël, për pasdite të ngrohta në shoqërinë e personave të dashur.
Përbërësit
1 litër ujë
4 pako me çaj mali / kamomili
3 lugë mjaltë lulesh
1 portokall (i shtrydhur)
1 grape fruIt (i shtrydhur)
4 kokrra luleshtrydhe
Udhëzimet
Hapi 1Ziejmë ujin në tenxhere dhe vendosim në të çajin e malit / kamomilit. I lëmë për 3 minuta të ziejnë.
Hapi 2Shtojmë lëngun e portokallit dhe të grapefrutit. E përziejmë dhe në fund i shtojmë luleshtrydhet.
Hapi 3E hedhim në një gotë ose filxhan dhe e shoqërojmë me mjaltë lulesh.