• youuinsttaaffccbb
TEST
Receta e Shefit

Receta nga Renato Mekolli/ Bukë Kulaç

Gatuani bukën tradicionale e me aromë fantastike të kulaçit! Përbërësi perfekt për përsheshin me mish dhe alternativë e shëndetshme e bukës së zakonshme. Kulaçi i ngrohtë përgatitet lehtë në shtëpi dhe bëhet pjesë e gatimeve të shijshme e festive me familjen.

Përbërësit

200 gr miell buke ose miell i fortë

3/4 lugë kafeje kripë

1/3 lugë kafeje maja pluhur

120 ml ujë i vakët

Udhëzimet

Hapi 1Përziejmë në dy enë të veçanta përbërësit; miellin me kripën dhe ujin me majanë pluhur.

Hapi 2I vendosim të gjitha bashkë në mikser dhe i përziejmë në shpejtësi të mesme për 7 minuta.

Hapi 3E lëmë të pushojë për 15 minuta dhe më pas e përziejmë përsëri.

Hapi 4E lëmë të pushojë për 45 minuta të tjera. Më pas e punojmë me dorë, duke i dhënë format që duam.

Hapi 5I vendosim në një tavë me letër furre dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta.

Hapi 6E vendosim në furrën e ngrohur më parë në temperaturën 180 gradë dhe e pjekim për 15 minuta.