• youuinsttaaffccbb
TEST
Receta e Shefit

Receta nga Renato Mekolli/ Bucatini me mish të grirë

Bucatini me mish të grirë është një pjatë e gatuar në zjarr të ngadaltë me bazë mishi dhe me salcë të përbërë nga qepë, selino dhe karrota. Pasta që përdoret në këtë recetë është e ngjashme me spageti, por forma e veçantë tubulare bën që salca të bashkohet më së miri me të dhe të krijojë një shije fantastike me mishin e grirë.

Përbërësit

500 gr bucatini “Baretti”

100 gr mish viçi i grirë

2 thelpinj hudhre

1 shkop kanellë

1 tufë majdanoz

1 domate e freskët e prerë në kubikë

½ gotë uji salcë domatesh “Baretti”

½ karrotë e grirë

Pak selino të grirë

Gjethe dafine

Vaj ulliri

Kripë

Piper

 

Udhëzimet

Hapi 1Ziejmë bucatinit në stil ‘al dente’ dhe i lëmë mënjanë.

Hapi 2Në një tenxhere hedhim pak vaj ulliri, hudhër, kanellë dhe mishin e grirë. I skuqim mirë duke i përzierë për 10 minuta në zjarr të ulët.

Hapi 3Shtojmë karrotën, selinonë, gjethet e dafinës, domatet, salcën e domates, kripën, piperin dhe i lëmë të ziejnë për 20 minuta. Nëse duhet, hedhim dhe pak lëng nga ai i zierjes së pastave.

Hapi 4Vendosim në pjatë bucatinit dhe i shtojmë përbërësit dhe pak majdanoz.

CLOSE
CLOSE