Shija krokante e brusketave kombinohet shumë mirë me djathin e bardhë, domatet qershi dhe sallamin pikant. Recetë e thjeshtë, e cila shërben si pjatë e parë dhe si aperitiv elegant për tryezën tuaj. Ndiqni më poshtë hapat dhe përgatiteni shumë lehtë!
Përbërësit
Disa feta buke
100 gr sallam pikant
100 gr domate qershi
100 gr djathë i bardhë
1 spec jeshil
1 spec djegës
3 qepujka të grira hollë
2 thelpinj hudhre
1 lugë kaperi
4 ullinj pa bërthamë
1 tufë borzilok
Një lugë rigon
Kripë
Piper
- Për brusketat, sugjerohet të përdoret franxhollë ose bagetë (franceze). Shërbejnë si zëvëndësuese shumë të mira dhe buka normale apo dietike.
Udhëzimet
Hapi 1Vendosim fetat e bukës për t’u thekur (mirë është në furrë).
Hapi 2Perimet dhe ullinjtë i grijmë hollë. Presim domatet në dy pjesë dhe djathin e grijmë në rénde.
Hapi 3Në një enë përziejmë të gjithë përbërësit përveç domateve.
Hapi 4Shtrojmë bukët në një pjatë. Vendosim sipër masën e përzier, domatet dhe sallamin pikant. Janë gati për t’u shijuar!