Shijoni biskota të bëra në shtëpi duke ndjekur hapat e recetës së Chefit. Receta më e mirë e biskotave që keni provuar ndonjëherë! Ato janë të thjeshta dhe të buta, fantastike për të shoqëruar kafen apo çajin e mëngjesit.
Përbërësit
300 gr miell të bardhë 55%
150 gr gjalpë
100 gr sheqer
1 vezë
1 lugë kafeje fryrës për ëmbëlsira
Pak kripë
1 lëkurë limoni
1 bishtajë vanilje
Udhëzimet
Hapi 1Fillimisht rrahim vezën me sheqerin në mikser dhe më pas shtojmë gjalpin, duke vazhduar rrahjen bashkë me vaniljen dhe lëkurën e limonit.
Hapi 2Shtojmë fryrësin për ëmbëlsira, miellin, kripën dhe vazhdojmë ta përziejmë brumin për 3 minuta, derisa të bëhet një masë homogjene.
Hapi 3E lëmë brumin të pushojë dhe më pas i japim format që dëshirojmë. Duhet bërë kujdes që format të mos jenë shumë të trasha, pasi kjo sjell probleme gjatë pjekjes dhe biskotat nuk bëhen krokante (në atë rast i lëmë edhe 5 minuta më shumë në furrë).
Hapi 4Kujdesemi që hapësira midis biskotave në tavë të jetë rreth 3-4 cm larg, pasi duhet përllogaritur edhe fryrja e tyre gjatë pjekjes. I pjekim biskotat në temperaturën 160 gradë për 10 minuta.